Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është duke punuar me shumë efikasitet për të rritur imazhin e saj në të gjithë botën.
Pasi përfundoi së fundmi në kopertinën e “Complex Magazine” dhe “ASOS”, 21-vjeçarja debutoi në Las Vegas, si e ftuar nderi në një prej kazinove më të njohura të “qytetit të mëkateve” dhe në klubin e natës “Lavo”.
E veshur me një fustan të bardhë dhe një xhaketë motoristësh, edhe një herë më shumë Rita tregoi se përse format e saj janë aq të lakmuara, ndërsa u shpreh entuziaste për mbërritjen e saj në SHBA, duke ndarë kënaqësinë e saj me një status në “Twitter”, për 883 mijë ndjekësit që ka.
Ndërkohë, stili i këndimit të Ritës, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, duket si një kthim i ëmbël në kohë në hip-hopin e viteve 1990, çka e ka bërë më të lehtë tërheqjen e shumë fansave.

Këngëtarja, e lindur në Prishtinë në vitin 1990, u transferua në Britaninë e Madhe në moshë të vogël. Kënga e saj më e famshme, “Hot Right Now”, mbajti për disa javë vendin e parë në klasifikimin e muzikës britanike.

Top Channel