“Ndërron jetë” Brad Pitt

30/07/2012 19:10

Brad Pitt u shndërrua në viktimën e fundit të mashtruesve të internetit, të cilët publikuan në disa faqe lajmin e vdekjes së tij.

Brenda pak orësh, lajmi u përhap me shpejtësi në internet, përfshi rrjete shoqërore si “Twitter”, duke u bërë midis më të lexuarve të ditës në të gjithë botën.

Në artikullin në fjalë, shkruhej se aktori hollivudian, njëkohësisht bashkëshorti i Angelina Jolie dhe babai i gjashtë fëmijëve, ndërroi jetë në një aksident snoubordi në Zvicër.

“Brad Pitt mbeti viktimë e një ngjarje tragjike, pasi u përplas me një pemë ndërsa argëtohej me snoubord në Zermat, Zvicër. Ai lë pas gjashtë fëmijë”, shkruhej midis të tjerave në nekrologjinë e rremë.

Pitt i bashkohet një listës yjesh si Charlie Sheen, Christian Slater apo Adam Sandler, të cilët kanë “ndërruar jetë” që më parë.

Top Channel