David Beckham mbështet Britaninë e Madhe

30/07/2012 12:30

Edhe pse David Beckham nuk pati mundësinë të ishte pjesëmarrës aktiv në Olimpiadën “Londër 2012” pasi trajneri i Britanisë së Madhe (Stuart Pierce) nuk e pa të arsyeshme ta grumbullonte, futbollisti anglez nuk ka mbajtur inat dhe ka qenë i pranishëm në stadiumin Uembli për të mbështetur Britaninë e Madhe.

Lojtari i Los Angeles Galaxy ishte në krah të princit William gjatë fitores 3-1 të vendasve ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shumë nga tifozët kishin marrë maska të Beckham në shenjë mbështetjeje ndaj ish-yllit të Manchester United dhe Real Madrid.

Top Channel