Bruce Willis, i mërzitur me vajzat

30/07/2012 14:15

Bruce Willis është shumë i nxehur me tre vajzat e tij (Rumer, 23 vjeç, Scout, 21 dhe Tallulah, 18) sepse ato janë distancuar nga e ëma e tyre, aktorja Demi Moore, e cila po kalon shumë probleme emocionale dhe është në periudhën e saj më të keqe.

“Willis është shumë i zhgënjyer nga vajzat dhe i ka thënë se janë egoiste”, deklaron një burim për portalin showbizspy.com.

“Ai nuk e kupton se pse ato i kanë kthyer shpinën mamasë në këto momente të vështira që ajo po kalon. Demi Moore gjithmonë i ka mbështetur vajzat dhe nuk e meriton këtë gjë”, shton po i njëjti burim.

Aktori i famshëm hollivudian ka një grua të re dhe një fëmijë të porsalindur e për këtë arsye nuk mund t’i qëndrojë pranë ish-bashkëshortes, por shpresonte që këtë gjë ta bënin tre vajzat që ai ka me Demi Moore, e cila ka rënë në depresion dhe u shtruapara disa muajsh në një klinikë rehabilitimi që pas ndarjes nga aktori Ashton Kutcher.

Top Channel