Aktori Jack Black, incident në koncert

30/07/2012 10:05

Jack Black është detyruar të ndërpresë koncertin që po mbante me grupin e tij komik Tenacious D pas plagosjes me thikë të një pjesëtari të publikut.

Aktori po performonte në Las Vegas kur është lajmëruar se një person po humbiste shumë gjak pas një sherri.

Jack Black iu drejtua publikut pasi kuptoi çfarë kishte ndodhur: “Kjo nuk është një shaka. Do e përfundojmë këtu koncertin për shkak të një situate serioze që është krijuar.”

I plagosuri në gjurin e majtë është në spital për momentin dhe pritet të mos ketë probleme të rënda.

Top Channel