Michelle, e magjishme në të bardha

28/07/2012 00:00

Michelle Obama nuk heq dorë nga stili i saj dhe në mbrëmjen e Olimpiadës në Londër u shfaq e magjishme e veshur në të bardha.

Kjo ishte një zgjedhje e guximshme e zonjës së parë të Amerikës, duke marrë parasysh që përballë saj ishte edhe Dukesha e Cambridge, Kate, e cila tashmë është shndërruar në një ikonë të stilit.

Pjesa e sipërme e veshjes së Michelle ishte një xhaketë me mëngë të shkurtra, e bardhë dhe nëpër të punime ngjyrë argjendi. Pjesa e poshtme ishte një fund i bardhë me pala që dukej shumë bukur në trupin elegant dhe të tonifikuar së zonjës Obama.

 

Top Channel