Lady Gaga siç e ka bërë nëna

27/07/2012 17:10

Së fundmi, Lady Gaga shkaktoi polemika të shumta, ndërsa në një reklamë parfumi u shfaq nudo, me vetëm disa meshkuj përreth që i mbulonin nga kamerat pjesët më intime.

Megjithatë, këngëtarja 26-vjeçare është e vendosur që të mos i lërë vend imagjinatës, ndërsa postoi në rrjetin shoqëror “Twitter” një foton e saj të zhveshur, të ulur në një poltronë, duke mbuluar me duar vetëm gjoksin e saj.

Ndonëse në të shkuarën Lady Gaga është vendosur shpesh herë në qendër të vëmendjes me veshjet e saj ekstravagante, duket se kjo është fotografia më erotike që ajo ka treguar ndonjëherë në publik.

Ndërkohë, pavarësisht pasionit të saj për t’u vendosur vazhdimisht në qendër të skandaleve, këngëtarja arriti të gjente pak kohë për të komentuar rreth asaj që po ndodh me Robet Pattinson dhe Kirsten Stewart.

Pas publikimit të lajmit për një histori të aktores me regjizorin e saj në filmin e fundit, Rupert Sanders, Gaga shkroi në statusin e saj: “Ajo që po ndodh është me të vërtetë brutale. Jam shumë i trishtë kur shikoj si po vepron shtypi. Shpresoj që Rob dhe Kirsten të mbeten ok”.

Top Channel