Rob i lënduar prej tradhtisë së Kristen

26/07/2012 00:00

Ndërsa Kristen Stewart dhe prodhuesi i filimave Rupert Sanders, shprehin
keqardhjen për dhimbjen që u kanë shkaktuar partnerëve të tyre, Robert
Pattinson ka vendosur të qëndrojë në heshtje.

Burime pranë aktorit thonë se ai është shumë i lënduar për të dhënë një qëndrim të tijin lidhur me këtë ngjarje.

Njerëzit e afërt thonë se Robert është i tronditur për lajmin e lidhjes se Kristen me Rupert.”Rob është i shokuar që Kristen e ka tradhtuar. Por tani ai nuk ka asgjë për të thënë në publik”, thotë një mik i aktorit, duke shtuar se Pattinson ndihet i lënduar sepse nuk e priste aspak që kjo gjë të ndodhte.

Kristen dhe Rob u fotografuan bashkë vetëm tre ditë përpara se të zbulohej lidhja tjetër dhe të dy dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Top Channel