Megan Fox fsheh shtatzaninë

26/07/2012 17:40

Vetëm dy javë më parë, shtatzania e përfolur e Megan Fox u dokumentua pasi aktorja doli shëtitje me një fustan të zi, i cili tregonte qartësisht të fryrën në barkun e saj.

Megjithatë, duket se ajo paraqitje në publik ishte vetëm një rastësi për 26-vjeçaren, që tashmë duket se ka filluar të tregohet sa më e kujdesshme për të maskuar shenjat e jetës që lëviz brenda saj.

Ylli i “Transformers” u pa në një dalje publike me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, e veshur me një bluzë të gjatë dhe pantallona, të cilët mund të maskonin plotësisht shtatzaninë, nëse nuk do të kishte një lajm për këtë që më parë.

Aktualisht, Megan ndodhet në tremujorin e dytë të shtatzanisë dhe pritet që ajo të lindë në dhjetor ose në janar.

Top Channel