Kristen: Sa keq më vjen! Unë e dua Rob

26/07/2012 00:00

Kristen Stewart i ka kërkuar publikisht falje të dashurit të saj Robert
Pattinson, pas zbulimit të lidhjes së saj të shkurtër me prodhuesin e
filmit të fundit të aktores, Rubert Sanders, i cili është i martuar, me
dy fëmijë.

Fotot e publikuara një ditë më parë, të aktores së Twilight në krahët e prodhuesit të “Snow White And The Huntsman”, i cili është i martuar me modelen Liberty Ross bënë xhiron e botës.

Sipas revistës “People”, Kristen është shprehur: Ndihem shumë keq për dhimbjen dhe problemin që u shkaktova njerëzve pranë meje dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo histori.Një veprim i pamatur ka rrezikuar lidhjen me personin që dua dhe respektoj më shumë, Rob. Unë e dua atë, e dua atë dhe më vjen kaq keq!”

Revista “US Weekly” ka publikuar një foto të një momenti disi intim të Sanders dhe Stewart. Deri më sot Kirsten dhe Robert ishin shfaqur si çift ideal, por kjo ndodhi duket se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

“Ishte vetëm një moment dobësie që nuk duhet të ndodhte. Kristen ndihet e shkatërruar dhe ajo nuk pranon se ka patur një lidhje me Rupert. Kristen nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ajo është një vajzë e mirë, e cila bëri një zgjedhje të gabuar”, sqaroi një burim për “US Weekly”.

Top Channel