Fëmijët e Micheal Jackson mbeten pa kujdestar

26/07/2012 18:20

Fëmijët e Micheal Jackson kanë mbetur pa kujdestar, pasi një gjykatë i hoqi kujdestarinë gjyshes së tyre 82-vjeçare, pas zhdukjes së saj enigmatike për dhjetë ditë.

Katherine Jackson theu heshtjen në gjykatë, ku i cilësoi si qesharake spekulimet se ishte rrëmbyer, ndërsa theksoi se kishte nevojë për vetëm pak ditë pushim.

Në kulmin e tensioneve midis fëmijëve të saj dhe tre pasardhëvse të Micheal Jackson (nipërve e mbesës së saj), mbi ndarjen e pasurisë me vlerë 500 milionë dollarë, Katherine lexoi në gjykatë një deklaratë të parapërgatitur, në të cilën theksonte se: “Ishte në shëndet dhe në formë të mirë”, ndësa cilësoi se “të mendosh se vetë fëmijët e mi do të më mbanin peng, është e pamendueshme dhe qesharake”.

Përkrah 82-vjeçares, qëndruan edhe vëllai dhe motrat e “mbretit të Popit”, Jermaine, Janet dhe Rebbie, në atë që u konsiderua si një shfaqje e rrallë unitetit të familjes.

Sipas ekspertëve, heqja e kujdestarisë nga gjykata, që e vlerësoi si të papranueshëm largimin e paparalajmëruar prej dhjetë ditësh, mund të kontribuojë për të fuqizuar pozitat e klanit Jackson, për marrjen e pasurive nga duart e fëmijëve të këngëtarit.

Testamenti që la Micheal Jackson ka krijuar shumë probleme për familjen, pasi në të ai i jepte gjithçka fëmijëve.

Më parë gjatë javës, u përfshinë në një zënkë me hallat dhe xhaxhallarët e tyre, ndërsa një kamera dokumentoi Janet Jackson duke rrahur Parisin 14-vjeçare.

Top Channel