
Media shtetërore koreanoveriore konfirmoi për herë të parë se lideri i vendit, Kim Jong-un, është martuar.
Në një raportim, Agjensia Zyrtare e Lajmeve “KCNA” tregoi se “lideri i
dashur” kishte vizituar një park argëtimi së bashku me bashkëshorten e
tij, shoqen Ri Sol-ju.
Prej disa muajsh ka patur spekulime rreth jetës private të 28-vjeçarit, i cili ishte parë në disa fotografi zyrtare përkrah Hyon Song-wol, nje kengetare e suksesshme e muzikes pop ne kete vend, me te cilen ka patur nje histori te gjate dashurie.
Kim Jong-un u shndërrua në udhëheqësin më të ri të një shteti, në Korenë e Veriut, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il, në dhjetor 2011.
Analistët po vëzhgojnë me vëmendje Kim dhe rrethin e tij të brendshëm për të identifikuar drejtimin që mund të marrë vendi më i izoluar në botë, por në muajt e parë të drejtimit të tij, duket se shteti po i mbetet besnik linjës diktatoriale të ndjekur nga Jong-il.
Një javë më parë ndodhën disa ndryshime në rradhët më të larta të ushtrisë, të interpretuar nga ekspertët si një lëvizje e Jong-un për të vendosur nën kontroll të plotë rrethin e plotfuqishëm të gjeneralëve.
Top Channel