Festë surprizë për Jennifer Lopez

25/07/2012 00:00

Casper Smart bëri më të mirën e tij, duke organizuar një festë surprizë
në një jaht luksoz, për 43-vjetorin e lindjes së të dashurës së tij,
Jennifer Lopez.

Çifti ishte parë në mëngjes në New York dhe pasdite ata kishin marrë kohë për t’u ndërruar dhe për të dalë për të shijuar një darkë.

Por Jennifer nuk e priste dhe u çudit pa masë, kur pa që i dashuri i saj kishte prenotuar një jaht luksoz dhe kishte organizuar një festë për këtë rast.

 

Këngëtarja dukej e magjishme me një fustan të Tom Ford, sandale që përshtateshin për mrekulli me fustanin dhe aksesore floriri.

Në ceremoni ishte planifikuar edhe një tortë supër gjigante në formën e ariut me një pusullë ku shkruhej: “Happy Birthday BEAR!”

 

Top Channel