Christian Bale vizitë në vendin e masakrës

25/07/2012 13:15

Plagët e tragjedisë së Auroras në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të shkaktuara nga cmenduria e 24-vjecarit Jack Holmes, mbeten ende të freskta për përjetuesit e horrorit në sallën e kinemasë në premierën e serisë më të fundit të filmit “Batman”.

Aktori kryesor i filmit, ai që luan rolin e Batman, Christian Bale vendosi të vizitojë qytetin e tragjedisë duke u takuar me të afërm, familjarë të viktimave dhe me personat e plagosur. Aktori hollivudian u shfaq i shokuar në publik teksa vendosi një kurorë me lule në memorialin e 12 viktimave të tragjedisë.

Më pas, Bale u zhvendos në spitalin ku ndodhen ende të shtruar 20 nga 58 të plagosurit e tragjedisë dhe sic shkruan CNN në edicionin online, pasi u uroi atyre shërim të shpejtë, shprehu keqardhjen për tragjedinë.

Mes 12 viktimave të masakrës së të premtes që kaloi, ishte edhe një vajzë vetëm 6 vjeç, ndërsa e ëma e saj mbeti e plagosur. Ajo ndodhet në spital ku po merr veten, por ende nuk ka dijeni për fatin e fëmijës së saj.

Top Channel