Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Katy Perry vendosi t’i përshtatej plotësisht një mbrëmje në një koncert indi, ndërsa vendosi që të ndryshonte stilin e saj tipik të veshjeve, në favor të një fustani shumëngjyrësh tepër të çuditshëm për gustot e saj.
Fustani ngjyrë kremi i 27-vjeçares, ishte i mbuluar me lule blu, të kuqe dhe kafe, që i ofronin këngëtares një pamje të vërtetë hipi.
Në këtë paraqitje të saj në koncertin e zhvilluar në një teatër në Hollivud, britanikja u tregua e vëmendshme edhe ndaj aksesorëve të tjerë, si byzykykë e varëse, ndërsa pas shfaqjes, Perry përdori adresën e saj në “Tëitter” për të treguar se sa mirë ia kishte kaluar nëpërmjet një statusi.
Pavarësisht zërave për një lidhje të Perry me muzikantin Robert Ackroyd, duket se këngëtarja është e vendosur që të shijojë ende edhe disa kohë e vetme, pas finalizimit të divorcit pas 14 muajsh martesë me Russell Brand, në fund të vitit të shkuar.

Top Channel