Tiranë, heshtja për planin rregullues

23/07/2012 23:51

Shoqata e ndërtuesve kërkon nga Bashkia e Tiranës të nisë sa më shpejt konsultimet me grupet e interesit pasi ata pretendojnë se kur kanë kaluar tre muaj nga paraqitja e draft planit të planit rregullues të Tiranës dhe publiku ende sipas tyre është i pa informuar.

“Materiali i paraqitur nuk lejon mundësinë e sqarimit të shumë problemeve. Në këto kushte ne kemi frikë se ky plan do mbetet një dokument formal dhe jo një bazë tekniko-ligjore për të realizuar ndërtimin dhe zhvillimin europian të Tiranës. Në të kundërt do vazhdojnë ndërtimet pa lejë dhe legalizimve në mënyrë të përsëritur”, tha  Maks Muci, Dr. Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngre edhe një sërë pyetjesh të tjera sa u përket planeve të detajuara të bashkisë për disa prej 600 zonave në kryeqytet.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i bën thirrje Bashkisë së Tiranës të ulet sa më shpejt në një tryezë të përbashkët me ta për të diskutuar problematikat teknike dhe proceduriale të ndërtimit në kryeqytet.  

Top Channel