Lavigne, natyrale dhe e shkujdesur në plazh

23/07/2012 19:30

Listës së shumtë të yjeve të muzikës apo kinematografisë që po kalojnë pushimet buzë detit në destinacione ekzotike i është shtuar edhe këngëtarja kanadeze Avril Lavigne.

Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që shpenzojnë kohë në palestra dhe me “rregullime” plastike përpara se të shfaqin format e tyre, 27-vjeçarja u duk tërësisht natyrale dhe pa komplekse, kur u fotografua fshehurazi në Meksikë.

E dobët dhe me një lëkurë të zbehtë, Avrile iu bashkua miqve të saj për një shëtitje në det me një bikini të prodhuar nga vetë firma e saj e veshjeve.

Pushimet e Lavigne treguan më së miri sekretin e saj për të qëndruar në formë, që është angazhimi me shumë veprimtari sportive, ndërsa zhytja ishte vetëm një prej sporteve të cilit këngëtarja iu përkushtua gjatë ditës.

Top Channel