Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, postoi në një rrjet shoqëror disa fotografi të sajat me pushime, të cilat mund të ishin të denja për këngën që e katapultoj në krye të “hit-parade” botëror, “Hot right now”.

21-vjeçarja e lindur në Prishtinë, u shfaq provokuese, ndërsa postoi në “Twitter” imazhet e dy mikeshave të saj që e puthnin në vende intime, gjatë qëndrimit në një plazh në Majemi.

Një tjetër imazh i mëparshëm shfaqte këngëtaren dhe mikeshat e saj duke pozuar normalisht, momente përpara fotografisë me doza erotike.

Rita Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, mund të jetë përpjekur që nëpërmjet këtyre imazheve të bëjë xheloz të dashurin e saj, Rob Kardashian, i cili e ka patur të vështirë të gjejë kohë për t’iu bashkuar në pushime.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve të shumta për lidhjen e tyre, Rita vazhdon të mohojë gjithçka, duke e konsideruar pinjollin e familjes Kardashian si një mik të afërt.

Top Channel