Farrell, “tërheqja më e madhe” turistike në Kankun

23/07/2012 18:20

Dikur, Colin Farrell ishte po aq i famshëm për stilin e tij të shthurrur të jetesës, po aq sa për filmat më të famshëm në të cilat ka interpretuar, si “Phone Booth” apo “Minority Report”.

Megjithatë, që kur vendosi që të lërë alkoolin, në favor të seancave rigoroze në palestër, rezultatet janë bërë të qarta.

Aktori hollivudian u pa në një formë të shkëlqyer, në plazhet e Kankunit, në Meksikë, ku ai është duke kaluar pushimet buzë detit.

36-vjeçari me origjinë irlandeze, fitoi vëmendjen e plazhit, duke shëtitur me kraharorin e tij të zbuluar në plazh, ndërsa u shoqërua në këto shëtitje edhe nga motra e tij Claudine, e cila njëkohësisht është edhe ndihmësja e tij personale.

Top Channel