Tom Cruise mbërri në Londër ditën e dielë, pasi kaloi tre ditë së bashku me vajzën e tij, Suri në Nju Jork.

50-vjeçari, i cili është në Britani për të xhiruar një film të ri, dukej i lodhur ndërsa doli nga makina dhe u takua me stafin.

Takimi me Surin ishte i pari për Cruise që prej shpalljes së divorcit nga bashkëshortja e shtatë viteve të fundit, Kate Holmes.

Duket se 50-vjeçari nuk ka pritur mirë as zërat se Holmes e ka hedhur pas krahëve martesën dhe se është rikthyer përkrah ish-të dashurit të saj, Clein.

Gjithsesi, menjëherë pas përfundimit të xhirimit të filmit “Oblivion” në Islandë, Cruise është zhvendosur për në Angli për xhirimet e “All you need is kill”.

Me sa duket, hollivudiani është i vendosur të mbushë kohën e tij me sa më shumë punë, ndërsa përpiqet të hedhë pas krahëve zhgënjimet e divorcit.

Top Channel