FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Qeveria është detyruar të shtrëngojë buxhetin për të mbajtur nën
kontroll defiçitin e rritur përtej çdo parashikimin në muajt e parë të
vitit.
Të dhënat e fundit zyrtarë të Ministrisë së Financave tregojnë se në qershor, investimet publike ranë në 1.9 miliardë lekë, që është dhe shifra më e ulët mujore e këtij viti. Në total për gjashtëmujorin investimet publike ishin sipas të dhënave zyrtare 23.9 miliardë, ose 25 për qind më të ulëta se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
E thënë në vlerë, këtë vit qeveria ka investuar 83 milionë dollarë më pak se sa gjashtëmujori i parë i vitit e kaluar. Shkurtim i fortë i investimeve, që janë ndër të paktat shpenzime produktive të qeverisë, pasi krijojnë punësim dhe nxisin rritjen ekonomike, po diktohet nga ecuria e dobët e të ardhurave.
Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat nga taksat dhe dhe burimet e tjera financiare ishin 91 milionë dollarë më pak nga plani. Kjo ka bërë që deficiti i buxhetit, diferenca mes shpenzimeve të qeverisë dhe të ardhurave që ajo mbledh, të kërcejë në gjysmën e parë të vitit 178 për qind mbi planin zyrtar duke e detyruar Ministrinë e Financave të rrisë borxhin e shtrenjtë në tregun e brendshëm për ta financuar atë.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit qeveria mori në tregun e brendshëm 146 milionë dollarë borxh në tregun vendas, ose 3.6 herë më shumë se parashikimi zyrtar në buxhet.Të dhënat e gjajshtëmujorit tregojnë se financat publike kanë devijuar nga plani ligjor i fillimvitit dhe tani fati i buxhetit është i lidhur me disa privatizime të lajmëruara, që qeveria shpreson t’i bëjë në muajt e ardhshëm.
Vetë kryeministri njoftoi se vendimi përfundimtar për të ndërhyrë apo jo në buxhet do të merret në shtator, kur pritet që të zhvillohen edhe ankandet e shitjes së katër hidrocentraleve dhe kompanisë Albpetrol, të ardhurat e të cilave do të lehtësonin përkohësisht buxhetin.
Shtyrja e financave publike, që nisi në vitin 2009, kur ekonomia u përball me efektet e para të krizës e ka ndryshuar tashmë skemën e përdorimit të të ardhurave nga privatizimet. Ndryshe nga disa vjet më parë, kur ato përdoreshin për të rritur investimet publike dhe për të ulur borxhin e qeverisë, dy vitet e fundit çdo e ardhur që merret nga shitja e pronës publike po shkon për të kompensuar mosrealizimet në mbledhjen e taksave dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor.
Top Channel