Jean Reno vlerëson Roberto Benigni-n

21/07/2012 21:10

Aktori francez me famë botërore, Jean Reno ka folur me superlativa për aktorin italian, Roberto Benigni, që herë pas here vë në shënjestër edhe politikanët, në veçanti ish-kryeministrin Berlusconi.

“Roberto është një ëngjëll. Për mua ai është si një sëmundje që nuk të shqitet. Benigni është një njeri i jashtëzakonshëm, që jep art dhe muzikë në të njëjtën kohë. Gjithashtu, është një njeri me zemër të madhe”, ka thënë Reno.

Vlerësimin e tij aktori francez, i mirënjohur për rolin e vrasësit në filmin “Leon”, e beri gjatë pjesëmarrjes në festivalin e filmit Giffoni, në Itali.

Ylli i kinemasë franceze do të zbresë së shpejti në sheshin e xhirimit për të luajtur në serialin televiziv policor “Jo”, ku interpretojn një agjent policie të jashtëzakonshëm.

Top Channel