Vajza misterioze në krah të Balotelli-t

20/07/2012 16:25

Në ditët kur Raffaela Fico deklaroi shtatzaninë e saj, Mario Balotelli u fotografua në plazhet e Ibiza-s nën shoqërinë e një bruneje misterioze.

Dhe mediat menjëherë nisën të hulumtojnë për të zbardhur identitetin e saj. E para që pretendon se ka gjetur identitetin e saj është britanikja “The Sun” e cila shkruan se bukuroshja që është parë për ditë me radhë në shoqëri të Balotellit, madje edhe duke zbritur nga makina e tij ku kanë shkëmbyer edhe puthje,  është modelja dhe prezantuesja franceze, Vanessa Lawrence.

Bashkë me modelen ndodhet edhe një mikeshë e saj, mesa duket jo personazh publik pasi tabloidët britanikë ende nuk i kanë zbardhur identitetin.

Balotelli në këto ditë të nxehta vere i është përkushtuar tërësisht argëtimit duke harruar humbjen në finalen e kampionatit europian. “The Sun” shkruan se futbollisti është parë edhe në shoqërinë e Paris Hilton.

Trashëgimtarja e perandorisë “Hilton” dhe SuperMario frekuentuan të njëjtën diskotekë dhe për një moment, Paris ka kërkuar një foto me të…e më pas një kërcim.

Top Channel