Suri, shëtitje me helikopter me Tom

19/07/2012 00:00

Tom shëtit vajzën e tij Suri me helikopter në New York.

6-vjecarja, e cila e takoi për herë të parë babanë e saj qëkur nëna Katie u nda me të, dukej disi e lodhur dhe e përgjumur për këtë aventurë me Tom.

Suri kishte veshur fustanin e saj të preferuar portokalli dhe me vete kishte marrë edhe një kukull dhe një arush.Tom, i cili po e mbante në krahë vajzën e tij kishte marrë me vete edhe nje batanije të vogël për vajzën e tij. Një ditë më parë babë e bijë kaluan një ditë impenjative pasi nuk ishin takuar prej kohësh, duke qenë se Tom po xhironte filmin e tij të radhës “Oblivion”.

 

Top Channel