Djali i Stallones, shpërndarës droge

19/07/2012 19:35

Një burim brenda forcave të rendit që po hetojnë rrethanat e vdekjes së djalit të madh të aktorit Sylvester Stallone bënë me dije ditën e enjte se 36-vjeçari i ndjerë njihet si një shpërndarës droge.

Një person me “dijeni të mira” rreth çështjes, deklaroi në uebsajtin amerikan “TMZ” se “Sage Stallone ishte shpërndarë i substancave si hidrocodone dhe vikodin”.

Megjithatë, ai u shpreh i befasuar nga fakti që duket se ishte mbidoza ajo që i shkaktoi vdekjen e parakohshme të riut, pasi sipas burimit që e njihte personalisht Sagen, ai nuk ishte përdorues i asnjë substance.

Një tjetër fakt mbështetës për mospërdorimin e substancave narkotike nga ana e Sages ishte edhe pesha e tij. i gjatë 173 centimetra dhe i shëndoshë 85 kilogramë, 36-vjeçari nuk kishte atë pamjen e zakonshme të një përdoruesi droge.

Në një intervistë më parë gjatë javës, nëna e 36-vjeçarit dhe gruaja e parë e Stallones, Sasha Czak, hipotezoi se vdekja e të birit ishte shkaktuar nga një mbidozë qetësuesish, të marra pas një operacioni të ndërlikuar dentar.

Top Channel