Beyonce i kthehet modelit të vjetër

19/07/2012 00:00

Beyonce ka patur gërsheta të verdhë kur performonte me Destiny’s Child dhe tani i është rikthyer atyre kohëve.

Këngëtarja, e cila së fundmi pati preferuar flokët me onde të mëdha, u shfaq me modelin e ri, ndërsa shëtiste ne Manhattan bashkë me vajzën e saj Blue Ivy.

Vajza e vogël që tashmë është bërë 6 muajshe është arritur të fotografohet më fytyrë në krahët e nënës së saj të famshme.

Beyonce dhe bashkëshorti i tij muzikant Jay-Z u bënë me vajzë në janar të këtij viti. Momenti i bërjes nënë për Beyonce mbetet i paharrueshëm, ndërkohë që në atë kohë ajo ishte në qendër të të gjithë mediave të botës.

 

 

Top Channel