Tom Cruise mund të mos i duhet shumë kohë për t’u ngjitur përsëri në altar për herën e katërt në jetën e tij.

Ndërsa 50-vjeçari është duke konkretizuar divorcin e tij me Kate Holmes, ekspertët kanë gjetur ndërkohë kandidaten perfekte për të.

Yolanda Pecoraro, aktore e Hollivudit dhe modele me origjinë latine, duket se ka karakteristikat e shpirtit binjak për Cruise.

E reja beson gjithashtu tek shëntologjia, feja që ndjek edhe aktori, ndërsa të dy kanë patur një flirt në të shkuarën.

Njëkohësisht, në rastin e tyre nuk përbën problem edhe takimi, pasi Cruise dhe Pecoraro frekuentojnë të njëjtën kishë dhe si rrjedhojë, shkëmbehen vazhdimisht midis tyre.

Martesa e parë e yllit të “Mission Imposible” daton në vitin 1987, me aktoren Mimi Rodgers, por lidhja midis tyre zgjati vetëm tre vjet.

Më pas, Cruise u martua dhe u nda në vitin 2001 me aktoren Nicole Kidman, me të cilën birësoi dy fëmijë, ndërsa përpara martesës me Kate Holmes në 2005-n, me të cilën lindi fëmijën e tij të vetëm biologjik, 50-vjeçari pati edhe një lidhje të shkurtër me kolegen Penelope Cruz.

Top Channel