Tom Cruise takon Surin, për herë të parë pas ndarjes

18/07/2012 04:30

Tom Cruise është takuar në Nju Jork me vajzën e tij Suri, për herë të parë që prej ndarjes nga gruaja, Katie Holmes.

Xhirimet e flimit të tij të fundit “Oblivion”, përfunduna në Kaliforni dhe 50-vjeçari fluturoi për në Nju Jork gjatë natës për të takuar fëmijën e tij.

Nga fotot e publikuara 6-vjeçarja kapte të atin e saj me një krah dhe në tjetrin mbante një lodër pellushi, ndërsa ai e mbante në krahë duke hyrë në hotelin “Greenëich”.

Motra e Crusie, Cass, është parë më vonë duke hyrë në hotel me disa lodra në duar.

Ky ishte takimi i parë i Tom Cruise me të bijën që nga koha kur ai u nda nga bashkëshortja, Katie Holmes.

Sipas TMZ, Tom ka pasur kontakt për pesë minuta edhe me Holmes, kur ai e vizitoi në apartamentin e saj për të marrë vajzën në mëngjes. 

Tom dhe Suri ishin parë për herë të fundit në publik së bashku më datën 16 qershor, kur ata darkuan në Sushi Samba në Reikjavik, Islandë, së bashku me Katie.

Ishte pa dyshim një ribashkim emocional për babain dhe vajzën, të cilët janë mbajtur në kontakt nëpërmjet telefonit dhe chat-videove në javët e fundit.

Top Channel