Hapat e para të vajzës së Beckham

18/07/2012 17:25

Ndonëse ishte emri i Victoria Beckham ai që ishte vendosur kudo në reklamat përpara prezantimit të një sfilate mode në Dublin, Irlandë, ishte e mitura Harper ajo që “vodhi” shfaqjen.

Vajza e vetme e çiftit Beckham, e cila së fundmi mbushi një vjeç, realizoi papritmas ecjen e saj të parë në publik.

E veshur me një fustan blu dhe këpucë të zeza për pjesëmarrjen në sfilatën e së ëmës, Harper dukej veçanërisht e lumtur, ndërsa hidhte hapat e saj të parë në jetë.

Ndërkohë, Victoria, me një pamje krenare për arritjen e së bijës, dukej në një formë veçanërisht të mirë, me një pallto të gjatë, me një të çarë që ilustronte këmbët e saj të hijshme dhe të tonifikuara.

Top Channel