Rregullatorët shëndetësore në SHBA kanë miratuar për herë të parë një medikament që parandalon infektimin me virusin HIV.
Medikamenti Truvada, mund të përdoret nga ata persona që kanë një shkallë të lartë rreziku për t’u infektuar dhe kushdo që angazhohet në aktivitet seksual me një partner të infektuar me HIV, tha Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Studimet tregojnë se medikamenti redukton rrezikun e kontraktimit të HIV-it deri në 73 për qind.
Disa punëtorë shëndetësorë dhe grupe aktive në komunitetin HIV kanë kundërshtuar dhënien e një drite jeshile për të konsumuar një pilulë të tillë ditore.
Gjithashtu ka pasur shqetësime se dalja në qarkullim e një ilaci të tillë mund të sjellë ndjenjë e rremë të sigurisë. Ka pasur edhe frikë se virusi i HIV mund të zhvillohet më tej nga rezistenca ndaj medikamentit.
Top Channel