Mbidoza, arsyeja e vdekjes së djalit të Stallones

17/07/2012 18:30

Djali i Sylvester Stallone mund të ketë ndërruar jetë si rrjedhojë e mbidozës së ilaçeve, pas një operacioni kompleks dentar, deklaroi nëna e tij, njëkohësisht bashkëshortja e parë aktorit, Sasha Czak.

Në komentin e parë publik që prej vdekjes së Sages, ajo zbuloi se iu lut të birit që të mos mbingarkonte veten dhe të ndante operacionet në gojë në disa ditë të ndryshme.

36-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij dy javë pasi hoqi pesë dhëmbë brenda ditës.

Një mjek ligjor konfirmoi se në dhomën ku u gjet i ndjeri kishte disa shishe me qetësues, por nuk është konfirmuar ende nëse ato kishin një rol në vdekjen e djalit të madh të Stallones.

Analizat e toksikologjisë duan 4-6 javë që të dalin dhe vetëm atëherë do të mësohet nëse mbidoza ishte pas vdekjes së 36-vjeçarit Sage Stallone.

Nga të dhënat paraprake, nuk përjashtohet që arsyeja e vdekjes të ketë qenë vetvrasja. Sipas mjekut që e gjeti, Sage jetonte në kushte të mjerueshme, në një dhomë të pistë dhe të mbushur me bishta cigaresh e alkool, prandaj ka të dhëna se ai mund t’i ketë marrë jetën vetes në një moment depresioni.

Top Channel