Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Lindsay Lohan do të ketë shumë shpejt një vëlla ose motër të vogël, të cilëve mund t’u mësojë këndvështrimet e saj të debatueshme për botën.
Në moshën 26-vjeçare, aktorja problematike ka shumë më tepër gjasa që të jetë një figurë më e ngjashme me nënën se sa me motrën, për të riun që do të vijë në jetë nga martesa e babait të saj, Micheal Lohan, me partneren e tij aktuale, Kate Major.
Një e përditshme rozë në SHBA ishte ajo që raportoi lajmin për vëllain ose motrën në mbërritje të Lohan, ndërsa shtatzania e Major duket se është në tremujorin e parë.

Lindsay është fëmija e parë e 52-vjeçarit Micheal, partnerja aktuale e të cilit është bashkëmoshatare me aktoren, vetëm 28 vjeç.
Lindsay ka një motër 18-vjeçare me gjak të plotë dhe dy vëllezër me gjysmëgjaku, Micheal 25 vjeç dhe Cody, 16 vjeç.
Top Channel