Aldo Bare përjetë në burg

16/07/2012 00:00

Ka marrë fund për momentin beteja gjyqësore e Aldo Bares apo Alfred
Shkurtit,i cili u dënua sërish me burgim te përjetshëm nga një trupë
gjyqësore e deleguar nga Këshilli i Lartë i Drejtesise me kompetencat e
Gjykates se Apelit të Krimeve të Renda.

Ne procesin me dyer te mbyllura edhe pse gjyqtaret nuk i argumentuan arsyet se perse media nuk duhej ta ndiqte procesin ndaj te ciles prej vitesh tregoi interes mediatik, relatori i çeshtjes mesohet te kete thene se lihet ne fuqi vendimi i Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, qe do te thote burgim i perjetshem.

Per shkak te konsumimit te gjyqtareve qe kane statusin e gjyqtareve te Krimeve te Renda me heret KLD u kishte veshur pesesesh se gjyqtareve te Apelit, Hysni Demiraj Valdete Hoxha, Metrush Saraçi, Fiqirete Mullaj dhe Gramoz Levanaj fuqine e perkohshme te Gjyqtarit te Krimeve te Renda.

Por pritet qe ky vendim, i cili konsiderohet i formes se prere ne rast se palet nuk i drejtohen serish Gjykates se Larte siç edhe ju drejtuan kohe me pare, te sjelle serish kontestime nga mbrojtja e Aldo Bares, e cila pretendon se Apeli per krime te renda nuk mori parasysh urdherat e Gjykates se Larte per riçeljen e gjykimit sipas detyrave te lena prej kolegjit, mes te cilave edhe saktesimi i statusit te deshmitarit Gramoz Selmanaj ne kete çeshtje.

I arrestuar ne 2006 ne Turqi per llogari te drejtesise shqiptare, Aldo Bare u soll ne vendin e tij pikerisht atehere kur te pandehurit e bandes se tij ishin denuar. Ishte Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda qe dha denimin e pare me burgimin e perjetshem, nderkohe qe ne ate kohe apeli per Krime te Renda me 2011 vendosi prishjen e ketij vendimi dhe kthimin per rigjykimin ne Shkallen e Pare per shkak te shkeljeve te renda proceduriale.

Por palet ju drejtuan Gjykates Supreme, e cila nga ana e saj vendosi prishjen e vendimit te Apelit dhe rikthimit te dosjes po ne kete gjykate. Aldo Bare, u cilesua fajtor per nje seri veprash mes te cilave per vrasje me paramendim dhe krijim te organizates kriminale.

Top Channel