Akuza për tenderat e bashkisë

16/07/2012 00:00

Ndonëse nuk ka ende një informacion në lidhje me kompanitë që janë ofruar në tenderin e shpallur nga bashkia e Tiranës për blerjen e sisetmit GIS, deputeti i Partsië Socialsite Eduard Shalsi bëri publike ekzistencën e tij.

Në total ai ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë, ndërkohë që sipas Shalsit, bashkia e Tiranës këtë vit kërkon të blejë vetëm një nga komponentet e saj, softwerin me vlerën 500 mijë dollarë, kur ky më parë ka kushtuar 35 mijë dollarë.

Shalsi shpjegoi se disa kompani serioze janë tërhequr nga tenderi pasi nuk u është vënë në dispozicion informacioni i nevojshëm, çka sipas tij lë të dyshohet, nisur dhe nga afati i përcaktuar, se kompania fituese është parcaktuar.

Por Shalsi, duke insistuar për sqarime nga bashkia e Tiranës, i kërkoi asaj ta shpallë të pavlefshëm këtë tender. Shalsi dha informacion të detajuar lidhur me sistemin GIS, që ekziston në bashkinë e Tiranës para gazetarëve, këshilltarëve socialistë në bashki, si dhe para përfaqësueve të shoqërisë civile.

Reagon Bashkia e Tiranës

Pas deklaratave të deputetit Eduart Shalsi reagoi edhe Bashkia e Tiranës, përmes nënkryetares Jorida Tabaku.

“Procedurat për këtë tender kanë qenë totalisht transparente të hapura dhe të aksesueshme nga të gjithë në përputhje të plotë me ligjin për Prokurimet Publike që ka Republika e Shqipërisë. Zoti Shalsi nuk i është drejtuar asnjëherë me asnjë kërkesë Bashkisë së Tiranës, për të marë të dhëna dhe informacion në lidhje me kompanitë që janë paraqitur në këtë procedurë tenderi. Për sa i përket fituesit, ai do të shpallet siç e përcaktojnë procedurat në ligjin e Prokurimeve Publike. Tirana nuk do të jetë më qyteti i zhvillimit pa plan, pa vizion, nuk do të jetë më qyteti i zhvillimit sipas intersave klienteliste dhe interesave të momentit”, tha nën/kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.   
 

Top Channel