Mariah Carey nxjerr në shitje rezidencën spektakolare

15/07/2012 11:50

Mariah Carey ka vendosur të nxjerrë në shitje banesën e saj të mrekullueshme në ishullin Windermere.

Në këtë rezidencë është e mundur të shkosh vetëm me helikopter ose avion privat. Në të gjendet një pishinë spektakolare që ka dalje direkt në oqean, një kinema private dhe një qilar vere.

Prona prej 7500 metra katrorë ka edhe një lumë të sajën. Nëse blerësit ende nuk janë bindur për ish-banesën e këngëtares, mund të shtojmë se çdo dhomë ka një pamje të mrekullueshme nga oqeani.

Cmimi? 15 milionë dollarë!!!

Top Channel