Johnny Depp rikthehet si Eduart Duargërshëra

15/07/2012 11:20

Johnny Depp do të interpretojë edhe një herë tjetër Eduart Duargërshërën, personazhin e famshëm të Tim Burton të filmit të vitit 1990.

Por, nuk bëhet fjalë për një vazhdim të filmit. Thjesht protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” do e interpretojë këtë personazh në një pjesë të shkurtër në serialin ‘Family Guy’.

Edhe pse fillimisht Depp nuk donte të ishte pjesë e këtij seriali të animuar me producent Mark Hentemann, pasi pa disa seri iu mbush mendja.

‘Family Guy’ do të rikthehet me seritë e reja në televizionet amerikane në muajin shtator.

Top Channel