Prokuroria e Tiranës shpalli qëndrimin e saj të parë për ngjarjet e 21
janarit. Për 27-vjeçarin Armando Kasaj, ish-shef i rrjetit kompjuterik
ne Kryeministri, Prokurori kërkoi dy vite burg, për akuzën e kryerjes së
veprimeve që pengojnë të vërtetën, por që për shkak të gjykimit të
shkurtuar – tha prokurori, – te zbritet nga ky denim nje e treta e ketij
denimi.

Prokurori Ndini Tavani, lexoi pretencen duke ju referuar hetimeve te kryera mes te cilave edhe ekspertizes se FBI-së, e cila konfirmoi se ishin fshire filmimet pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Prokurori theksoi se nga 16 kamera, qe ndodheshin ne objektin e Kryeministrise, 11 prej tyre ishin ne gjendje pune, me shpejtesi 25 pamje ne sekonde per secilin kanal.

Prokurori kujtoi edhe njehere se keto regjistrime nuk iu vune ne dispozicion organit te hetimit, por perkundrazi sekretari i pergjithshem i Kryeministrise kishte pohuar se kamerat nuk punonin qe prej 2009.
Prokurori theksoi se serveri eshte formatuar menjehere pas mesnates se 21 janarit deri me 28 janar dhe se sipas prokurorise referuar ekspertizes amerikane regjistri i hyrjeve tregon per nje hyrje automatike te administratorit.  

Prokurori pohoi se gjate hetimeve paraprake Armando Kasaj ka pranuar kopjimin e pamjeve, por gjate depozitimit te ketyre materialeve prokurorise i jane dorezuar filmime te nje dite pas 21 janarit dhe aspak filmimet e pamjes ballore te Kryeministrisë, ku dukej vrasja e nje personi tha prokurori dhe te kameras mes ketij intitucioni dhe piramides.

Top Channel