NASA zbulon hënën e pestë të Plutonit

12/07/2012 15:30

Teleskopi i NASA-s, Hubble solli të tjera imazhe në Tokë, imazhe të cilat planetologët dhe studiuesit e hapësirës i quajnë si të pabesueshme.

Nga imazhet e fundit të sjella nga Hubble zbulohet padashje hëna e pestë e Plutonit. Sateliti natyror më i ri i zbuluar në sistemin tonë diellor u pagëzua nga shkencëtarët (të paktën për momentin) thjesht P5.

Ajo që po intrigon shkencëtarët është vetë ekzistenca e saj. Sipas tyre, P5 ka një formë të çrregullt dhe me diametër jo më shumë se 10-25 kilometër dhe ndodhet në gjurmët e një orbite mbi të cilën ‘fluturojnë’ edhe hënat e tjera të Plutonit.

Sipas studiuesve dhe astronomëve numri i madh i hënave në një planet me përmasa të tilla sa Plutoni, është derivat i një përplasje të këtij të fundit me një tjetër trup qiellor, përplasje që mendohet se ka ndodhur miliarda vite më parë.

Por përveç origjinës, shkencëtarët kanë edhe shumë kureshtje të tjera sa i përket sistemin plutonian, më pak i njohuri në Tokë (nga imazhet e marra). Për të hedhur më shumë dritë dhe për shuar disa nga kureshtjet, shkencëtarët por edhe ne duhet të presim vitin 2015, vit kur pritet që pranë Plutonit të mbërrijë sonda New Horizon e NASA-s, e cila vec fakteve të njohura në momentin e nisjes, i shtohet edhe një tjetër objektiv, hëna e pestë e Plutonit.

Hëna e parë e Plutonit u zbulua në vitin 1978 që nga Toka dhe u quajt Karonti, për të ardhur me zbulimin e Niks dhe Hidrës në vitin 2006 nga Hubble, dhe po nga Hubble zbulimi i P4 vitin e kaluar.

Top Channel