Ballsh, ngujohet familja e vrasësit

11/07/2012 00:00

Familjaret e 13-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e një bashkëmoshatari
të tij në qytetin e Ballshit që prej 4 ditësh janë të ngujuar në
shtëpinë e tyre në fshatin Usoje të rrethit Mallakastër.

Shkak per kete eshte frika per hakmarrje nga te afermit e 13 vjecarit Xhevit Lamaj. Babai i 13-vjeçarit me inicialet Y.K. Xhemal Kamaj thote se eshte i gatshem te beje gjithcka per te zbutur kete situate.

Askush nga pjesëtarët e familjes Kamaj nuk del nga shtëpia në ruajtje të ndonjë ndodhie të papritur të marrjes së gjakut. Në hyrje të banesës porta prej hekuri qëndron e mbyllur.

Ngjarja e rende ka ndodhur naten e se premtes se shkuar rreth ores 21, ne qender te qytetit te Ballshit. Viktima 13-vjeçar Xhevdet Lamaj eshte goditur ne zemer dhe ka humbur jeten si pasoje e plages se marre.
Gjithçka ka ndodhur pas nje sherri te çastit mes viktimes Lamaj dhe 13-vjecarit Yzeir Kamaj, si dhe vellait te tij qe tashme eshte i arrestuar Edison Kamaj.

Top Channel