Partia Socialiste ka prezanuar në Prrenjas programin e saj politik për
çështjen e minierave. Takimi është zhvilluar në ambient të hapur, përpara
ish-depove të produktit që grumbulloheshin nga minierat e kësaj zone,
dhe që sot janë jashte funksionit.

Deputeti Taulant Balla u shpreh se në themel të programit politik për minerat është statusi i minatorit dhe menaxhimi i minierave në mënyrë transparente. Ai ka akuzuar Kryeministrin duke thënë se minierat shfrytëzohen nga të afërmit e tij dhe se minatorët jetojnë në varfëri të plotë, ndonëse jetojnë mbi pasuri nëntokësore.

“Përrenjasi, Rrajca, Qukësi kanë në hapësirën e tyre në siperfaqen e tyre disa miniera shumë të rëndësishme. Nuk e di se kush janë ata që administrojnë sot minierat e këtij rrethi. Sot pjesa më e madhe e minierave janë kthyer në mjet pasurimi për individë të caktuar që nuk e dinë kush janë. Një minierë thonë që e administron vajza e Sali Berishës dhe sic thotë populli: ‘Ku ka zë, nuk është pa gjë’. Një minierë tjetër administrohet nga një shërbëtor tjetër i Sali Berishës”, tha Balla.

Sekretari i Programit Politik, Ilir Beqja tha se Shqipëria është një vend i pasur me minerale, por keqmenaxhmi i tyre ka bërë që shumë minatorë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Minatorët kanë kërkuar një zgjidhej reale për statusin e tyre, pasi jetojnë në kishte të vështira ekonomike. Ata thonë që janë majft të diskriminuar nga qeveria dhe neglizhenca e saj në  zgjidhjen e disa kërkesa me jetike për ata. 

Top Channel