Zbatimi i strategjise se vitit 2012 për luftën kundër drogës, duke se po dështon dhe sharra ka ngecur në gozhdën e Lazaratit.

Harta e prodhimit te kanabis sativa, nje kopje e te ciles ndodhet gjithmone ne sirtaret e agjencive te huaja policore qe operojne ne Shqiperi, klikon me se tepermi ne fshatin me te perfolur ne vitet e fundit, pak kilometra nga qyteti i Gjirokastres.

Takimi i pervitshem per luften kunder kultivimit te bimeve narkotike, i zhvilluar ne prill te ketij viti, ju referua ne te gjitha pikat e tij Lazaratit. Diskutimeve me karakter policor iu shtua dhe ajo e ambasadorit te OSBE-së qe kerkoi bashkëpunim me pushtetin vendor, nderkohe qe kreu i komunes Lazarat, ne perfundim te takimit tha se me Lazaratin shpesh here manipulohet dhe se gjendja nuk eshte ashtu sic paraqitet.

Por, per policine shqiptare numerimi mbrapsht ka filluar, pasi kanabisi qe do te prodhohet ne Shqiperi ne gusht dhe shtator te ketij viti nuk duhet te korret e aq me pak te trafikohet. Kjo pasi ne nje nder 12 prioritet e Bashkimit Europian, ajo qe eshte me e rendesishmja pas kerkeses per reformat bazuar ne dialogun politik mes paleve, mbetet edhe lufta ndaj krimit te organizuar, ku pjesen me te vecante e ze ajo e luftes kunder droges. Raportet e fundit te te gjitha agjencive perfshi edhe Interpolin, rendisin rezultate serioze ne vitin e fundit, por pika ku ngec mbetet Lazarati.

Te gjitha raportet thone se, Shqiperia mbetet nje eksportuese e droges ne rajon duke u bere shqetesim dhe te gjithe i referohen te dhenave dhe fotografive te marra nga ky fshat. Kreu i qeverise shqiptare e paralajmeroi këtë katër vjet me pare Policine e Shtetit, se ishte e patolerueshme qe ne kancelarite me te medhaja evropiane kishte foto te Lazaratit.

Qe pas vitit 2008, kryeministri i vendit, per çdo vit ne analizat policore ka riperseritur te njejtin refren, por problemi eshte se tre muaj perpara nje nga sprovave te fundit per integrimin e vendit, lufta kunder droges, e shndrruar ne luften kunder Lazaritit eshte e zeruar jo vetem ne shifra qe padyshim ne vjeshte do te jete nje njolle e zeze per vendin.

Top Channel