Ambasada britanike ka dalë në mbrojtje të fermerëve të Shkrelit që janë paditur në gjykatë, se kultivojnë hashash.

102 fermere rrezikojne burg, ndersa prodhimet e tyre u shkaterruan, pasi policia nisi hetimin me akuzen se ata kultivonin hashash. Gjykata mbajti procesin e radhes, duke e shtyre edhe me tej kete proces, nderkohe qe diplomatja britanike ka deklaruar se fermeret kane kultivuar kerp.

“Ambasada britanike ka ndjekur cështjen nga afër. Ne jemi shumë të shqetësuar që nuk është dhënë akoma një vendim. Kemi sot edhe sot kemi një drejtësi të vonuar dhe të mohuar. Vazhdimi i kësaj situate të paqartë është stresuese për fermërët dhe familjet e tyre dhe vazhdon të kërcënojë reputacionin e shoqatës britanike bamirëse. Kjo shoqatë britanike quhet “Partneri për Zhvillim” dhe është regjistruar zyrtarisht në Britani dhe nuk ka asnjë dosje për ndonjë aktivitet të paligjshëm, të asnjë lloji. Ambasada do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e kësaj çështjeje deri në fund dhe shpreson të shohë vënien e drejtësisë sa më shpejt dhe në mënyrë të paanshme për të mirën e të gjithë atyre që janë prekur”, tha diplomatja Hana Batcheler.

Avokati mbrojtes i fermereve ka kundershtuar vendimin per shtyrjen e procesit.

Gjykata e Shkodres me 13 mars 2012 nga 102 fermerë te akuzuar per kultivim kanabisi ka dhene denimin per 52 prej tyre, me nga 1 deri ne 7 vjet burg, si dhe gjobe. Çeshtja vijon per 60 fermere te tjere. Perplasja nese eshte kerp apo kanabis vijon prej 12 vjetesh dhe gjithçka lidhet me kufirin shume te holle per perqindjen e lendes narkotike, qe ndodhet te kerpi dhe kanabisi.

Top Channel