PS: Padi Bashës për shkelje ligji

02/07/2012 00:00

Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës ka
dorëzuar një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, për
shkelje të ligjit në dhënien me koncesion të truallit në sheshin
“Italia”, ku do të ndërtohet parkingu nëntokësor.

“Sapo kemi depozituar një kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë zotin Lulzim Basha për shpërdorim të detyrës. Kallëzimi ka të bëjë me dhënien me koncension të një parkimi nëntokësor në Tiranë. Kryetari i Bashkisë ka tejkaluar ligjin ka dalë mbi ligjin dhe ka firmosur vetë dhënien e truallit në përdorim, kur në fakt ligji për qeverisjen vendore e përcakton qartë se janë tre të pestat e Këshillit Bashkiak, që japin truallin në përdorim. Kur administrata e mëparshme nuk arriti ta bënte këtë, me çfarë atributesh e bëri zoti Basha? Prokuroria duhet të japë përgjigje sa më shpejt, përndryshe Tirana do të vazhdojë të jetë hap pas hapi në presionin e antiligjit dhe ne po e shohim përditë këtë”, tha Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak.

Dalipi i kerkon prokurorise se Tiranes te mos zvarrise hetimet ndaj disa padive te bera ndaj kryetarit te bashkise, te cilat nisen qe me punimet ne sheshin “Skenderbej”, ku sipas Dalipit shkuan dem miliona euro.

Sipas kreut të Këshilltarëve Socialistë dhenia me koncesion e truallit duke shkelur ligjin demton edhe investitorin.

Top Channel