“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet Ishte viti 2005 kur laburistët në pushtet aplikuan testin për të gjithë të huajt që marrin shtetësinë britanike, ku përfshihej edhe certifikata e gjuhës angleze dhe shumë komponentë të tjerë.
Por sipas burimeve zyrtare mësohet se Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May, është duke rishikuar këtë test dhe versioni i ri i cili pritet të dalë pas disa muajsh ka kërkesa shtesë me një theks të veçantë në njohuritë historike dhe kulturore.
Në këtë test emigrantëve do i thuhet se “historikisht Britania është një vend i krishterë”. Emigrantët do të duhet të mësojnë përmendësh strofën e parë të himnit kombëtar përpara se ata të bëhen zyrtarisht shtetas.
Versioni i rishikuar do të fokusohet më pak në elementet praktike të jetës së përditshme në Britani dhe çështjet e ndihmave sociale apo Akti i të Drejtave të Njeriut, se sa në arritjet ndër shekuj të këtij vendi dhe historinë e tij.
Ata pritet të dinë më shumë për Bajronin, Shekspirin apo Dukën e Uellingtonit dhe figura të tjera kulturore si dhe të dinë më shumë për betejat kryesore ushtarake në historinë e vendit si ajo e Trafalgarit kundër Napolonit apo edhe për disa nga shpikjet dhe zbulimet më të mëdha të bëra nga britanikët.
Marrja e shtetësisë do të shndërrohet praktikisht në një provim mature 45 minutësh, që ata që duan të marrin shtetësinë britanike do të japin në afro 90 qendrat e ngritura në mbarë vendin.
Top Channel