236 vitet e pavarësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë festuar në Tirane, përmes një pritjeje ku kanë marrë pjesë politikanë, diplomatë, zyrtarë të lartë, figura të medias dhe sektorëve të tjerë prioritare të vendit.

Gjithcka ka nisur nëninterpretimin e dy himneve, atij shqiptar dhe atij amerikan live nga këngëtarja Aurela Gace

Më pas ambasadori Alesandër Arvizu ka mbajtur fjalën e rastit duke e vënë theksin jo vetëm tek rëndësia e marrëdhënieve dy palëshe por edhe tek ajo që cilësohet si elementi bazë mbi të cilin janë ngritur themelet e Shtetit Amerikan, demokracia gjithëpëefshirëse.

“Në cilëndo demokraci pjesëmarrëse ka disa elementë të domosdoshëm, aty është koncepti i shtetit të së drejtës qoftë nëse bëhet fjalë për kushtetutën e vendit ose rregullat apo rregullorët që qeverisin trafikun. Aty është koncepti i institucioneve të pavarura për të administruar ligjin në mënyrë të vijueshme dhe me paanësi dhe aty gjendet elementi më i rëndësishëm i të gjithë njerëzve. Sa herë dëgjoj termin demokraci e ndjej se duhet t’i shtoj termin pjesmarrëse për ta modifikuar, sepse pa përbërsin pjesëmarrës, që do të thotë pa përfshirë aktivitetet e njerëzve atëherë cdo diskutim mbi demokracinë është i papalotë”, tha  ambasadori i SHBA në vendin tonë, Alexander Arvizu.

Top Channel