Patentat e përfituara nga qytetarë të ndryshëm në Fier kundrejt shifrës
prej 40 mijë lekësh në shumicën e rasteve pa marrë pjesë në testet e
provimit do të jenë të ligjshme deri në përfundimin e hetimeve të
Prokurorise, ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tete personave per akte
korruptive, pese prej te cileve drejtues te Komisionit te Dhenies se Lejeve te Drejtimit.

Pergjimet e tre muajve te fundit rezultuan se, jo pak por 50 prej tyre kishin paguar parate duke marre patente pa u testuar per njohurite e tyre. Organi akuzes ka sekuestruar dosjet e tyre perkatese por nuk ka te drejte ligjore te kryeje pezullimin e ketyre patentave deri kur te perfundoje edhe gjykimi i kesaj ceshtjeje. Minimumi kohor do te jete te pakten 1 vit per te perfunduar i gjithe ky proces, e deri ne ate kohe keta drejtues automjetesh do te jene ne rruge, duke qene nje burim aksidentesh.

Ministria e Transporteve nuk ka marre asnje mase nje dite pas arrestimeve edhe pse situtata mund te duket me alarmante nga sa paraqitet. Pergjimet jane vetem ne tre muajt e fundit, por aktiviteti korruptiv i te dyshuarve ne drejtimin e komisionit ne Fier apo edhe te vete Drejtorise se Transportit Rrugor ne kete prefekture daton larg. Kjo ngre dyshime se te tjera patenta te pameritura perdoren nga drejtues automjetesh. Por Ministria e Transporteve edhe ne raste te tjera te arrestimeve te anetareve te komisioneve per korrupsion ka bere vetem vezhguesin dhe ka emeruar te rinj ne vend te te dyshuarve per korrupsion.

Mendohet se 50 deri ne 60 per qind e atyre qe humbim jeten ne aksidente ne Shqiperi vijne si pasoje e mos respektimit te rregullave te qarkullimit rrugor, afersisht 150 persona. Edhe pas shifrave alarmante të çdo viti pikerisht per kete arsye, ne asnje rast nuk ka hetime, apo edhe procedime ndaj personave qe i kane leshuar keto patenta.

Top Channel