Ndjenja e fajit shkakton depresionin

19/06/2012 00:00

Frojdi kishte të drejtë: ndjenja e fajit qëndron në bazë të depresionit.
Hipoteza e psikologut të famshëm, është konfirmuar nga një ekip
neuro-psikiatrish të “Manchester University”, të cilët kanë arritur të
tregojnë fal rezonancës magnetike cerebrale, që tek personat depresivë,
edhe gjatë fazës së shëndetshme, truri i tyre funksionon ndryshe nga
personat normal.

Studimi është publikuar në ”Archives of General Psychiatry”. Shkencëtarët kanë provuar në praktikë se si funksionon mekanizmi i “largimit” të traumave: në personat depresivë, sidomos në ata me nivel të lartë të urrejtjes ndaj vetes, dy zona të trurit, duket se funksionojnë “për hesap të tyre”, pa u koordinuar me njëra-tjetrën.

Këta janë qarku lambik, një seri strukturash nervore ku përpunohen emocionet, dhe korteksi temporar anterior i djathtë që kujton dhe analizon situatat sociale. Sipas teorive frojdiane, në korteksin temporal merren plagët psikologjike që një person depresiv mban larg qarkut të emocioneve. Neuro-psikiatrit anglezë kanë fotografuar zonat e përfshira në procesin konjuktiv të trurit të 25 personave me histori depresioni, duke i krahasuar me ato të 22 personave që nuk kanë pasur kurrë simptoma të këtij lloji. Në këtë mënyrë kanë përcaktuar përpunimin “jo sintonik” të dy pjesëve të trurit të pjesës më të madhe të depresivëve.

Top Channel