Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet që në një nga mbledhjet në vijim
pasi të zgjidhë çështjen se kush do të jetë nënkryetar i tij, të
shqyrtojë një nga ankesat e prokurorise, për një dosje që ky institucion
e konsideron si një ndër skandalet e radhës në drejtesi.

Burime te sigurta te Top Channel nga organi i akuzes deklaruan se i jane drejtuar KLD-së, qe te kontrolloje menyren si eshte zhvilluar procesi gjyqesor ne te gjitha shkallet e gjykatave ndaj nje 34-vjecari nga Mamurrasi, i akuzuar per vrasjen me dashje te Leonard Rames, 25 vjec e po ashtu i dyshuar se gjate largimit nga vendi i krimit ka aksidentuar per vdekje kalimtarin Lutfi Aliko.

Prokuroria eshte dyshuese ne ankesen e saj jo vetem per masen e denimit ndaj shtetasit Marin Koka, i cili ka marre nje denim prej nje viti e gjysmë heqje lirie per dy akuza ate te ‘vrasjes’ dhe te ‘prodhimit dhe armembajtjes pa leje’, por edhe per faktin se kjo çeshtje eshte gjykuar me heret dhe autori e kishte pranuar vrasjen nepermjet avokatit.

Burimet pohojne se skandali, sipas tyre nis ne gjykimin e pare te dosjes, atehere kur i akuzuari ishte ne kerkim nga policia shqiptare. Avokati i meparshem i te dyshuarit Agim Hysa ka paraqitur ne gjykate nje prokurore perfaqesimi per 34-vjecarin pasi e kishte perpiluar dokumentin para noterit Zaloshnja.

Gjate gjykimit ne mungese, thone burimet, Gjykata e Kurbinit e denon Koken me gjykim te shkurtuar me tete vjet burgim. Gjykata e Apelit me shkurt 2008 e la ne fuqi kete vendim, nderkohe qe kur çeshtja shkoi ne Gjykaten e Larte, nje avokat tjeter u paraqit per te mbrojtur te akuzuarin, duke pretenduar se avokati i pare kishte depozituar nje prokurore perfaqesimi te falsifikuar dhe firma ne kete dokument nuk ishte e personit qe po gjykohej, cka do te thoshte se ky gjykim ishte kryer pa i dhene te shumekerkuarit te drejten e mbrojtjes. Në maj 2010, Gjykata e Larte vendos prishjen e vendimeve te meparshme dhe urdheroi rishikimin e çeshtjes ne Shkallen e Pare, Kurbin.

Mes kerkeses per nje gjykim te zakonshem, ku duhej te degjoheshin edhe 15 deshmitare te prokurorise, organi i akuzes thote se gjykata vendosi ne menyre te befte gjykimin e shkurtuar, pa i dhene mundesi as te pandehurit te degjohej, duke qene se ne kete faze te çeshtjes ai ishte kapur nga policia shqiptare, pasi ishte deportuar nga autoritetet e huaja me nje emer te rreme.

Prokuroria thekson ne ankesen drejtuar KLD-se se trupa gjyqesore eshte treguar e njeanshme gjate shqyrtimit gjyqesor, qe nis nga refuzimi per gjykim te zakonshem, deri ne dhenien e vendimit gjate te cilit gjyqtaret ndryshuan cilesimin e vepres, nga ‘vrasje me dashje,  ne ‘vrasje ne kushtet e tronditjes se forte psikike’. Sipas prokurorise ndryshimi i vepres penale u be ne nje kohe kur dosja ishte e njejte dhe me te njejtat prova qe iu nenshtruan edhe gjykimit te pare.

25-vjeçari Leonard Rama u vra ne vitin 2007 ne Laç, kur viktima pa dashje duke levizur me nje karroce gervishti pa dashje automjetin e te dyshuarit.

 

Top Channel