Korçë, gjendet trupi i 27-vjeçarit

16/06/2012 00:00

Pas katër ditësh kërkime, forcat e policisë në rrethin e Korçës gjetën trupin e pajetë të 27-vjeçarit Festim Bimo.

27-vjeçari u mbyt në rezervuarin e Gostivishtit në Ersekë para katër ditësh. Pas shumë orë kërkimesh nga forcat polumbare, është vendosur zbrazja e një sasie të ujit të rezervuarit. Pas kësaj, trupi i pajetë i 27-vjeçarit ka dalë në sipërfaqe.

Kërkimet për gjetjen e trupit të Bimos u vështirësuan nga uji i turbullt dhe thellësia e madhe e rezervuarit.

Festim Bimo u mbyt në rezervuarin e Gostivishtit në rrethin e Kolonjës pasi tentoi të shpëtonte njërën prej deleve të cilat ishte duke i kullotur buzë rezervuarit.

Top Channel