Vjedhje në pazarin e Korçës, tregtarët duan ndihmë

13/06/2012 00:00

Pazari i Korçës është pushtuar nga vjedhjet. Pas tendave dhe qepenave te
marra per skrap tani hajdutet sulmojne edhe dyqanet me mallra.

Dhjetëra tregetare te pazarit te Korçës kane ngritur shqetesimin per vjedhjet e vazhdueshme, qe jane duke u kryer njera pas tjetres ne dyqanet e tyre. Shqetesimet per renien e bleresve tashme i eshte shtuar edhe ankthi se mallrat e tyre me vlera te konsiderueshme mund te jene preja e radhes per hajdutet ordinere.

Te shqetesuar nga situata tregetaret kane apeluar ndaj bashkise dhe policise per zgjidhjen e problemit permes vendosjes se rojeve ne kete pjese te rendesishme te qytetit, pasi ne te kundert ata rrezikojne falimentimin.

Nga ana e bashkise ne lidhje me kete problematike eshte sqaruar se dyqanet jane prone private e tregetareve dhe problemi i vjedhjes se tyre i takon policise se rendit ndersa per te shmangur vjedhjen e tendave per skrap eshte urdheruar patrullimi nga policia bashkiake deri ne oret e vona te mbremjes. Ne pazarin e Korces ushtrojne aktivitetin e tyre rrerth 150 tregetare te artikujve te ndryshem te cilet pohojne se jane taksapagus te rregullt.

Top Channel